Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro/ Arrestohet pronari i agjencisë turistike, nën hetim bashkëshortja e tij (EMRI)

Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro/ Arrestohet pronari i agjencisë turistike, nën hetim bashkëshortja e tij (EMRI)

Foto ilustruese TIRANË- Administratori i një agjencie turistike, Ardi Gjuzi 63-vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa procedohet penalisht edhe punonjësja (bashkëshortja e tij) E. Gj., 51 vjeçe. Dyshohet se çifti i bashkëshortëve kanë mashtruar klientët e agjencisë dhe kanë  përfituar rreth 17 000 euro. Hetimet nisën pas kallëzimeve të disa qytetarëve, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet Njoftimi: DVP Tiranë/ Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”. Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro. Specialistët e Sektorit...