Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend.Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. Pajisjet do të dorëzohen në kutitë përkatëse në klasë në fillim të orëve dhe do të qëndrojnë të fikura ose në modalitetin “Airplane” deri në përfundim të mësimit.Edhe mësuesit ndalohen të përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve emergjente apo për arsye pedagogjike të miratuara nga drejtoria.Udhëzimi përcakton se në rast shkeljeje, pajisja merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtori. Prindi njoftohet menjëherë dhe paraqitet në shkollë për tërheqjen e...