Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike në T2 2025
Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit të dytë 2025, me një zgjerim prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në periudhën prill–qershor në vend u regjistruan gjithsej 2,347,717 net-qëndrime. Rritja u nxitur kryesisht nga turistët e huaj, që shtuan qëndrimet me 34.2%, ndërsa ato të vendasve u rritën me 27.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.Sa i përket llojit të akomodimit, hotelet dhe strukturat e ngjashme regjistruan 2,158,276 netë, me një rritje prej 31.7%. Në akomodimet e pushimit dhe qëndrimit afatshkurtër (shtëpi me qira, vila turistike, bujtina) u shënuan 170,755 netë, duke u rritur me 43.3%, ndërsa në kampingje u regjistruan 18,686 net-qëndrime, një rritje prej 47.6% krahasuar...