Zelensky: Do jap dorëheqjen nëse arrihet armëpushimi

Zelensky: Do jap dorëheqjen nëse arrihet armëpushimi

Bota E Enjte, 25 Shtator 2025 13:33 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, është zotuar se do t’i kërkojë parlamentit ukrainas organizimin e zgjedhjeve në rast se arrihet një armëpushim i qëndrueshëm. Në një intervistë për emisionin “The Axios Show”, Zelenski u shpreh se nuk synon të qëndrojë në krye të vendit në kohë paqeje. “Qëllimi im është të përfundoj luftën, jo të qëndroj në pushtet,” tha ai. Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë shtyrë pa afat për shkak të luftës, një fakt që është përdorur si kritikë ndaj tij, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Zelenski theksoi se situata e sigurisë dhe kushtetuta e vendit paraqesin sfida, por ai beson se organizimi i zgjedhjeve është i mundur. Intervista u realizua në Nju Jork, pak para se...