Banesa përpihet nga flakët në Maliq, familja me 3 fëmijë të mitur në qiell të hapur! Kryefamiljari: Na dogjën qëllimisht…

Banesa përpihet nga flakët në Maliq, familja me 3 fëmijë të mitur në qiell të hapur! Kryefamiljari: Na dogjën qëllimisht…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strelcë të Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë, një familje me fëmijë të mitur ka mbetur në qiell të hapur, pa strehë, pa të ardhura dhe pa asnjë mundësi për të jetuar në kushte minimale. Në banesë jetonte kryefamiljari me tre fëmijët e tij të mitur dhe nënën e moshuar. Vetëm dy javë më parë, bashkëshortja e tij e kishte braktisur, duke marrë me vete një nga katër fëmijët dhe duke e lënë të vetëm me përgjegjësinë për tre të tjerët. Tani, edhe strehimi i tyre i vetëm është zhdukur nga flakët. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht. Kryefamiljari shprehet i bindur se nuk ka qenë aksident: “E panë që...