Disapora4Innovation, vizitë studimore në H-Farm, platforma më inovative e Europës

Disapora4Innovation, vizitë studimore në H-Farm, platforma më inovative e Europës

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, që ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, do të zhvillojnë një vizitë studimore në H- FARM, një nga platformat më inovative të Europës për arsim, sipërmarrje dhe teknologji, në Venecia. Kjo vizitë studimore, e cila është propozuar nga akademikja e diasporës Valentina Ndou, është konceptuar si një përvojë dinamike mësimore për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur përmes komunitetit akademik dhe sipërmarrës të H-FARM me qasje të reja mbi inovacionin dhe sipërmarrjen. Ata do të ndajnë përvojat dhe praktikat e tyre,...