Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen për dhunë në familje. Policia bën me dije se ka arrestuar 26-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 33-vjeçar, pasi ka goditur me grushte, vëllain e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -arrestuan shtetasin I. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij; -arrestuan shtetasin A. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, vëllanë e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.