Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrau Valbon Beqirin me thikë, zbardhet dëshmia e 24-vjeçarit në Durrës: Tentoi të më përdhunonte
Policia e Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri, mbrëmjen e djeshme (24 shtator). Autori i dyshuar i vrasjes është vënë në pranga. Sipas policisë bëhet fjalë për 24-vjeçarin Teilor Tivari. Nga veprimet hetimore rezultoi se vrasja e 51-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025. Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë Teilor Tivari, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike. Gjatë komunikimit dhe qëndrimit në banesë, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes,...