Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditi me grushte dhe me dorezë metalike të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Sarandë
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi dyshohet se ka dhunuar një të ri. Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale G.M., banues në fshatin Gjashtë. I riu, shtetasi me iniciale SH.M., 23 vjeç, banues në fshatin Metoq, ka denoncuar në polici se është goditur me grushte dhe dorezë metalike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 23.09.2025, në fshatin Metoq, Sarandë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Metoq”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel