Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Tentoi të më përdhunonte”/ Zbulohet dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes në Durrës: Po mbrohesha, mora thikën e bukës…
Tashmë është zbuluar dëshmia tronditëse e 24-vjeçarit Teilor Tivari, i cili dyshohet se ka vrarë një 51-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Tivari i ka dhënë një rrjedhë tjetër hetimeve, kjo pasi deklaroi se viktima, ka tentuar ta përdhunojë, pas kësaj e ka qëlluar me thikë. Në deklaratën ë tij Tivari është shprehur se me 51-vjeçarin Valbon alias Marko Beqiri ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij. Sipas të riut, 51-vjeçari nuk e ka lejuar Tivarin të largohej nga banesa ku ndodhej. “Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë,...