Zbardhet dinamika e vrasjes: I riu hyri në banesë për të blerë drogë, u konfliktuan…pas ngjarjes u largua me taksi

Zbardhet dinamika e vrasjes: I riu hyri në banesë për të blerë drogë, u konfliktuan…pas ngjarjes u largua me taksi

viktima-vendngjarje DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 51-vjeçarit, Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, mbrëmjen e djeshme. Bazuar në hetime, vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00. Në banesën e viktimës, kishte hyrë 24-vjeçari Teilor Tivari, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike. Pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër, një 27-vjeçar. Ky i fundit, e ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes, me një mjet taksi. Pas kërkimeve që prej mbrëmjes së djeshme, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre. Njoftimi:  Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori...