Qeveria firmos shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

Qeveria firmos shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

Qeveria ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt nga pozicioni i kryebashkiakut të Tiranës, duke finalizuar urdhrin e kryministrt në Asamblenë e PS. Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë qëndrimi të Veliajt në paraburgim, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e kryeqytetit. Më 23 shtator, pas këresës së Ramës, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi në favor të shkarkimit të Veliajt, duke iu referuar nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”. Ky nen bën të mundur shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj. Meqenëse Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, kjo masë ligjore u zbatua. Gjatë mbledhjes, kërkesa për shkarkim, e mbështetur nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Endri Shabani, u...