Berisha akuzon: Në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizata terroriste ishte edhe Rama!

Berisha akuzon: Në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizata terroriste ishte edhe Rama!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë qenë i pranishëm në takimin famëzi të Arubas, i zhvilluar më 19 janar 2019, ku morën pjesë zyrtarë të lartë shqiptarë dhe grupe të fuqishme të narkos-it shqiptar dhe ndërkombëtar, të shpallura më vonë si organizata narko-terroriste. Ai shtoi se në takim u diskutua për projekte të mëdha urbane në Tiranë, përfshirë “Syrin dhe Malin e Tiranës” dhe ndërtimin e kullave të larta, sipas interceptimeve të sakta që disponohen edhe nga disa agjenci ndërkombëtare, përfshirë Belgjikën dhe Mbretërinë e Holandës. Berisha theksoi se, sipas tij, ky rast tregon për një kryeministër dhe kabinet të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me grupet e shpallura sot narko-terroriste ndërkombëtare. “Kartelet shqiptare të drogës janë...