Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori, detaje të reja nga krimi
Teilor Tivari është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 51-vjeçari Valbon Beqiraj. 24-vjeçari rezulton të jetë në mesin e disa personave që janë shoqëruar për ngjarjen e ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Viktima duket se kishte ftuar disa miq në banesë, me njërin prej të cilëve mendohet të jetë konfliktuar. Hetuesit kanë marrë gjurmën e gishtërinjve dhe kanë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit. 51-vjeçari u gjet pa shenja jete në banesë, por nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e Beqirajt kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës, si pasojë e të...