No Image Available

U propozua nga Këshilli Bashkiak, Qeveria firmos shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces. Pasditen e së martës, Këshilli Bashkiak bashkoi në një të vetme kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt me atë të PD-së dhe Endri Shabanit, duke e miratuar me 50 vota pro. Veliaj e ka kundërshtuar procedurën e ndjekur, duke lënë të kuptohet se mund të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Neni 115 i Kushtetutës parashikon se, nëse bëhet ankim brenda 15 ditësh, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Ky akt do të...