Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Njoh drejtues të institucioneve…”/ I mori 6300 euro qytetarit nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 54-vjeçari
I premtonte zgjidhjen e një çështjeje duke i zhvatur disa herë para nëpërmjet mashtrimit pasi njihte drejtues të institucioneve, identifikohet dhe arrestohet 54-vjeçari i dyshuar. Policia e Korçës dhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se kishte paguar 6300 euro tek i dyshuari, bënë arrestimin e I.Z., banues në qytetin verilindor. Nga dëshmia e marrë rezulton se qytetari i kishte dhënë disa këste radhazi me euro, pasi 54-vjeçari i ka premtuar se “do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore”. “Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit”, tha policia vendore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën...