Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pritet shkarkimi i Erion Veliajt, vendimi i qeverisë i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë
Qeveria do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe pritet që një ndër vendimet që do të marrë është ai për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Ky hap vjen një ditë pasi prefekti i Tiranës njoftoi Këshillin e Ministrave, për shkarkimin e Veliajt nga Këshilli Bashkiak. Firma e kryeministrit Rama që zyrtarizon largimin e Erion Veliajt i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Në një mbledhje të zhvilluar dje me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit, kryeministri Rama deklaroi se Tirana mund mund të vijojë të qëndrojë pa një kryetar që të drejtojë punët nga zyra. Ndërkohë, socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidaten e mazhorancës për bashkinë më të madhe në vend./vizionplus.tv