Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dosja “Meta”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e radhës më 9 tetor
Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta është shtyrë. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, raporton se seanca e radhës është caktuar për në datën 9 tetor, në orën 10:00. Në këtë fazë, gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të kthehet për hetime shtesë në SPAK, apo hetimi do të pushohet. Ilir Meta dhe avokatët e tij nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme në sallën e gjyqit. Seanca u drejtua nga gjyqtarja Irena Gjoka. Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në...