Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ishte akuzuar për përfitime fondesh nga qeveria e Gaddafit në garën presidenciale, gjykata në Paris shpall fajtor ish-presidentin francez Sarkozy
Një gjykatë në Paris e ka shpallur ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy fajtor për konspiracion kriminal në një gjyq në të cilin ai u akuzua se kishte marrë miliona euro fonde të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij të suksesshme zgjedhore të vitit 2007. Megjithatë, Sarkozy u lirua nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës me vlerë dhjetëra milionë dollarë. Sarkozy, i cili gjithmonë i ka mohuar akuzat, akuzohet se ka bërë një marrëveshje me Gaddafin në vitin 2005, kur ai ishte ministër i brendshëm i Francës, për të marrë fonde për fushatën e tij zgjedhore në këmbim të mbështetjes së qeverisë libiane të atëhershme të izoluar në skenën ndërkombëtare. 70-vjeçari është në gjyq...