U vra 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare identifikon viktimën pas dy dekadash kërkime

U vra 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare identifikon viktimën pas dy dekadash kërkime

Një grua, trupi i së cilës u zbulua në Spanjë më shumë se 20 vjet më parë, është identifikuar përmes një policore ndërkombëtare. Gruaja u identifikua të enjten si shtetasja 31-vjeçare ruse, Liudmila Zavada. Ajo është personi i tretë që identifikohet përmes iniciativës Operacioni “Identify Me”, e cila u lançua nga policia në vitin 2023 në një përpjekje për të gjetur emrat e grave që ishin vrarë ose kishin vdekur në rrethana të dyshimta ose të pashpjegueshme në Europë. Valdecy Urquiza, sekretar i përgjithshëm i agjencisë ndërkombëtare të policisë Interpol, e cila drejton fushatën, tha se identifikimi i fundit do t’u jepte “shpresë familjeve dhe miqve të personave të zhdukur” dhe “pista të reja” hetuesve. “Pas 20 vjetësh, një gruaje të panjohur i është kthyer...