Banesa ku ndodhi krimi përdorej për festa me alkool dhe drogë/ Zbulohet kush është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

Banesa ku ndodhi krimi përdorej për festa me alkool dhe drogë/ Zbulohet kush është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

Teilor Tivari është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme. Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi. Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike. Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar një i ri rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike. Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik. Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur...