Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara, priten takime dypalëshe të rëndësishme

Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara, priten takime dypalëshe të rëndësishme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten. Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim. Kryeministria nuk tregoi se kush janë liderët me të cilët do të mbajë takime dypalëshe Kurti. Ajo tha se “përmes pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet...