Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arratisja e tretë/ Bledar Selmanaj u përplas me policinë pas tentativës për t’u arratisur nga burgu Fier
Pasi hapi një vrimë në mur pa u diktuar në Burgun e Fierit, Bledar Selmanaj depërtoi nga një tub metalik duke shmangur perimetrat e sigurisë me qëllim arratisjen, por dështoi në momentin e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha detajet nga ngjarja e ndodhur dhe parandaluar mëngjesin e djeshëm. Gjatë përpjekjes për arratisje, Selmanaj ka kundërshtuar edhe efektivët e burgjeve që e diktuan, duke e izoluar në qeli. Prej 24 marsit të këtij viti ai qëndronte i izoluar në Burgun e Fierit, teksa akuzohej për veprën penale të vrasjes. “Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke...