Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria shpërndan 100 mln € për fermerët, mbi 150 mijë përfitues nga skema e qeverisë
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit. Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i takon sektorit bujqësor, do të ofrohet mbështetje direkte dhe investime me rreth 100 mln €/vit sipas praktikave të CAP, kondicionalitet për mjedisin, higjienën, gjurmueshmërinë dhe mirëqenien e kafshëve. Pra e thënë ndryshe, do të ketë një rritje të ndjeshme të financimit, i cili vitet e fundit ka qenë në nivelin 32 milionë euro në vit, ndërsa ekspertët kanë kërkuar vazhdimisht rritje të fondeve. Nga këto fonde parashikohet të jenë 150,000 fermerë përfitues të regjistruar në shkallë vendi. Themelet mbi të cilat ndërtohet CAP, një politikë e përbashkët për të gjitha vendet e EU, është që të mbështesë fermerët...