Gjallërohet turizmi në gusht, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën 9.9%; ikje rekord e shqiptarëve

Gjallërohet turizmi në gusht, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën 9.9%; ikje rekord e shqiptarëve

Turizmi ka shfaqur shenja gjallërimi në muajin gusht, pas një pjese të parë të vitit që nuk ishte shumë premtuese.Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditur se në gusht në vend hynë 2.38 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 9.9% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. kjo është norma më e lartë e rritjes që nga janari, ndërsa në korrik, hyrjet e shtetasve të huaj ishin rritur vetëm me 0.39%.Operatorët kishin pohuar se shtrenjtimi i çmimeve dhe problemet me infrastrukturën po ndikonin negativisht në ecurinë e turizmit në vend.Megjithatë ata prisnin që gushti të shënonte kulmin e flukseve të turistëve në vend. Pritshmëritë janë pozitive edhe për sezonin e vjeshtës, pasi sezoni turistik po zgjerohet përtej...