Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Tërbohet” Alvarez, realizon “tripletë” ndaj Rayos, feston Atletico
5 ndeshje pa fitore në La Liga ishin një përjetësi për Atletico Madrid, por për fat të mirë, ekipi i Simeones reagoi pikërisht atëherë kur duhej, përpara derbit kundër Realit. Ndaj Rayo Vallecano u zhvillua një ndeshje e çmendur, një fitore me përmbysje e firmosur nga një super Julian Alvarez, autor i një “triplete”. Sulmuesi argjentinas gjeti golin e parë në minutën e 15-të, por Balliu me shokë reaguan fuqishëm dhe në fundin e pjesës së parë realizuan një gol fantastik, ku Pep Chavarria me një predhë të vërtetë nga distanca barazoi shifrat në 1-1, një gol për katalog. Rayo nuk u mjaftua me kaq, por në fraksionin e dytë Alvaro Garcia bëri që në stadium të pllakoste heshtja teksa realizoi golin e dytë për...