Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës
Burime për A2CNN bëjnë me dije se Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë. Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar dje deputetët në selinë e Partisë Socialiste. Belinda Balluku u rikonfirmua si zv/kryeministre dhe gjithashtu u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e ri qeveritar.