Shkatërrimi i 3 bandave të trafikut të drogës/ U sekuestrua 24 kg drogë, njëri grup drejtohej nga shqiptari

Shkatërrimi i 3 bandave të trafikut të drogës/ U sekuestrua 24 kg drogë, njëri grup drejtohej nga shqiptari

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat italiane mbi operacionin e përbashkët Itali-Shqipëri që çoi në çmontimin e një rrjeti të trafikut të drogës. Operacioni në vendin fqinj ushtri në Firence dhe 9 zona të tjera, ndërsa në qytetin e Fierit në vendin tonë u arrestua personi që koordinonte veprimtarinë kriminale të njërit prej grupeve, Edi Hoxha i njohur edhe si Edison Hoxha. Në total, 3 banda u shkatërruan, ndërsa si rezultat i operacionit në Itali u sekuestruan 24 kg drogë, 2 kg kokainë dhe 22 kg marijuanë. Operacioni u bë i mundur pas një hetimi tre-vjeçar, i cili çoi në shpërbërjen e tre organizatave kriminale aktive në trafikun e drogës midis Italisë, Holandës dhe Zvicrës. Sipas hetimit, kishte tre grupe të përfshira në rrjetin e trafikut të drogës me...