Sërish dronë të huaj mbi Danimarkë, autoritetet në alarm, mbyllin përkohësisht dy aeroporte

Sërish dronë të huaj mbi Danimarkë, autoritetet në alarm, mbyllin përkohësisht dy aeroporte

Dy incidente me dronë të dyshimtë kanë alarmuar sërish Danimarkën gjatë orëve të natës duke u gdhirë e enjtja. Aeroporti i Billund, i dyti më i madh në vend, u mbyll për një orë, dhe Aalborg, i përdorur për fluturime tregtare dhe ushtarake, u mbyll për tre orë për shkak të ndërhyrjeve në hapësirën ajrore. Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës. Që të pesta këto pika kritike ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të vendit. Dronët duket se potencialisht po lëshohen në afërsi të objektivave, duke ngritur pyetje shtesë rreth mënyrës së funksionimit të tyre dhe sigurisë së infrastrukturës kritike. Qeveria po shqyrton mundësinë e...