Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Një takim me Trump do zgjidhë krizën mes vendeve tona”, presidenti brazilian: Shpresoj të mbahet sa më shpejt
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva nuk e fshehu optimizmin e tij të mërkurën përpara një takimi me homologun e tij amerikan Donald Trump, duke thënë se kriza në marrëdhëniet midis dy vendeve do të zgjidhet. “Në këtë takim, besoj se gjithçka do të zgjidhet dhe se Brazili dhe Shtetet e Bashkuara do të jetojnë përsëri në harmoni”, tha Lula në një konferencë për shtyp në Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së, pa specifikuar se kur do të takohej me Trump. Të martën, presidenti amerikan tha se ata kishin rënë dakord të takoheshin “javën tjetër”. Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të tensionuara që nga gushti, kur Uashingtoni vendosi tarifa prej 50% për disa importe braziliane në hakmarrje për gjyqin e ish-Presidentit brazilian Jair Bolsonaro,...