Dështon ndërtimi i stadiumit “Niko Dovana”, asnjë firmë nuk shfaqi interes: Skemë për të shtuar kullat?

Dështon ndërtimi i stadiumit “Niko Dovana”, asnjë firmë nuk shfaqi interes: Skemë për të shtuar kullat?

Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar ndërtimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ku privati do ndërtonte impiantin sportiv dhe në këmbim do të merrte pronësinë e kullave në projekt. Shkak është bërë se asnjë nga firmat nuk paraqiti një ofertë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se e gjitha ka një prapaskenë. Në fakt, të tilla projekte shtyhen dhe anulohen në fazat e para, pasi firmat nuk bien dakord për të negociuar me Korporatën në ndarjen e përqindjes së ndërtimit. Në dokumente është specifikuar se shteti merr minimalisht 45 % të të gjithë ndërtimit si dhe stadiumin, por duket se kjo i ka “trembur” firmat, të cilat kanë filluar edhe një lojë. Ka dyshime se gjithçka bëhet me qëllim që Korporata të ulë përqindjen...