Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen dy punonjës të stafit teknik. Dalin detaje nga ngjarja e rëndë
Një minator ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në një minierë në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 shtator, ndërsa në pranga janë vënë dy punonjës të stafit teknik nën akuzën se nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë. 38-vjeçari K.Dk. humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri në një subjekt minerar në zonën D të Bulqizës. Në pranga përfunduan dy punonjësit, G. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier dhe B. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë. Gjithashtu, po hetohet në gjendje të lirë edhe 67-vjeçari R. P., me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta...