Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Futi me forcë të riun në makinë, arrestohet ‘pengmarrësi’ 33-vjeçar në Sarandë
Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë një 19-vjeçar me forcë në automjet kundër vullnetit të tij. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Metoq të Sarandës. Në njoftimin e Policisë thuhet se pas informacioneve se një i ri ishte marrë me forcë në një mjet, strukturat hetimore vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit. “Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas...