VIDEO / Grabitje spektakolare! Hajdutët e armatosur marrin 1 mln $ bizhuteri në argjendari

VIDEO / Grabitje spektakolare! Hajdutët e armatosur marrin 1 mln $ bizhuteri në argjendari

Rreth 20 persona të maskuar hynë me forcë në argjendarinë Heller Jewelers në San Ramon, duke thyer vitrinat e xhamit dhe duke marrë bizhuteri me vlerë të përafërt prej 1 milion dollarësh. Lajmi u konfirmua nga një njoftim për shtyp i Policisë së San Ramon. Pamjet e kamerave të sigurisë së dyqanit kapën momentet dramatike të grabitjes. Sipas policisë, disa prej autorëve ishin të armatosur dhe të paktën njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri drejt hyrjes kryesore të dyqanit. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Një tjetër video e publikuar nga policia tregon grabitësit teksa vraponin drejt makinave të parkuara pranë argjendarisë për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Forcat policore ndoqën disa prej mjeteve, por për shkak të rrezikut për qytetarët, ndjekja u ndërpre....