Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I hoqi lirinë 19-vjeçarit duke e mbajtur për disa minuta në makinë kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë me forcë një 19-vjeçar, në automjet kundër vullnetit të tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq. Shtetasi Geraldo Obzova dyshohet se ka mbajtur të rinjtë për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë. Pas hetimeve të mëtejshme, Prokuroria e Sarandës ka nisur procedurat për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Njoftimi i policisë: Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një...