Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Sulmet’ me dronë ndaj aeroporteve daneze/ Ministri i Mbrojtjes: Po merrmi me një operator shumë ‘profesionist’
Lidhur me sulmet e fundit me dronë ndaj aeroporteve daneze kanë ardhur edhe reagimet nga autoritetet, të cilët thonë se janë të bindur se kanë të bëjnë me një operator të aftë dhe profesional - dhe jo vetëm me dronë të paligjshëm në pronësi private. Ky ishte përfundimi në fakt i Ministrit të Mbrojtjes së Danimarkës, Troels Lund Poulsen, i cili e përkufizoi sulmin gjithashtu si hibrid. “Nuk ka dyshim se gjithçka tregon se kjo është puna e një aktori profesionist kur flasim për një operacion kaq sistematik në kaq shumë vende në të njëjtën kohë. Kjo është ajo që unë do ta përkufizoja si një sulm hibrid duke përdorur lloje të ndryshme dronësh”, tha ministri Troels Lund Poulsen. Nga ana tjetër Danimarka po shqyrton kërkesën për bisedime, sipas Nenit...