Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e SPAK. Këlliçi u paraqit i vetëm, teksa nuk ka ndaluar të flasë për mediat duke mos zbuluar asnjë detaj. Ende nuk dihen arsyet për të cilat demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa më herët ai është marrë në pyetje nga SPAK për falsifikim dokumentesh në lidhje me diplomën e gjimnazit. Por çfarë dimë deri më tani lidhur me çështjen e diplomës së Këlliçit? Çështja e shkollimit të tij ishte një diskutim i gjatë që u zhvillua gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2023, kur demokrati garonte përballë Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Asokohe, shkolla "Harry Fults" i ishte përgjigjur interesimit të Plarent Ndrecës, i cili mbante...