Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi: Nuk kam mundësi ta paguaj
Qani Xhafa TIRANË- Ish-deputeti demokrat Qani Xhafa ka kërkuar ndryshimin e dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 900 mijë lekë gjobë. Pas dënimit me gjobë gjatë muajit qershor, Xhafa e apeloi vendimin. Ndërkohë, gjatë seancës së sotme Gjykata e Apelit e shtyu vendimin. Ndërkohë në kërkesën e tij, Xhafa ka pretenduar se nuk ka të ardhura dhe as mundësi që ta paguajë këtë shumë. Mësohet se avokati i ish-deputetit ka kërkuar që gjykata ta japë një dënim tjetër, atë me kusht, pasi nuk mundësi financiare për të paguar gjobën. Xhafa, i dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan në 2023, ndaj akuzohet për veprën penale: drejtim mjeti në gjendje të dehur. Kështu me marrjen e dosjes nga GJKKO, trupa gjykuese...