Ramës i “bie” një tjetër kryetar bashkie, SPAK merr të pandehur Erion Isajin e Kolonjës, akuzohet për 4 vepra penale…

Ramës i “bie” një tjetër kryetar bashkie, SPAK merr të pandehur Erion Isajin e Kolonjës, akuzohet për 4 vepra penale…

Kryeministrit Rama i “bie” një tjetër kryetar bashkie. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Kryebashkiaku socialist është marrë i pandehur në kuadër të një procedimi penal që SPAK e ka regjistruar pas kallëzimit të avokatit nga Korça Esmerald Xhafa, teksa mësohet se hetimet po ndiqen nga prokurori Dritan Prençi. Bashkë me Erion Isain, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët po ashtu akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ata kanë qenë anëtarë të Komisionit të...