Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fatmir Mediu “hap letrat” dhe ia kalon përgjegjësinë për tragjedinë e “Gërdecit” ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë…
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u mbajt dje (këtë të mërkurë) seanca e radhës e Procesit “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paraqiti pretendimet e tij lidhur me akuzat për shpërdorim detyre në dy raste. Gjatë seancës, Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak. Ai shtoi se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu theksoi gjithashtu se procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ishte ngritur qëllimisht nga prokuroria e kohës ndaj ministrit të Mbrojtjes dhe se ministri nuk merrej drejtpërdrejt me çështje ushtarake, për të cilat përgjegjësia i takonte shefit të...