Posta dhe hotelet, rritje vjetore të shitjeve mbi 30% në 3-mujorin e dytë

Posta dhe hotelet, rritje vjetore të shitjeve mbi 30% në 3-mujorin e dytë

Aktivitete postare dhe hotelet panë rritjen më të madhe të shitjeve në vlerë në tremujorin e dytë të vitit 2025 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024, të nxitura nga rritja e net-qëndrimeve në strukturat akomoduese dhe zgjerimi i tregtisë online. Në prill–qershor 2025, indeksi i shitjeve për hotelet u rrit me 35.7% në krahasim me periudhën respektive të 2024, raportoi INSTAT, një tendence reflektoi shtimin e kërkesës për akomodim në prag të sezonit turistik. Rritja e investimeve në kapacitete dhe prania e turistëve të huaj duket se kanë ndikuar ndjeshëm. Tremujori i dytë prill–qershor përkon me hapjen e sezonit turistik, ku rezervimet shtohen ndjeshëm sidomos në bregdet dhe në destinacionet kulturore. Nga ana tjetër rritja e kapaciteteve hoteliere dhe futja në treg...