Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet në Tiranë, analisti: Kryeqyteti s’ka vota për Berishën, ja pse Tabaku nuk kandidon
Analisti Roland Bejko ka folur lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai tha se prirja e vullnetit të elektoratit në zgjedhjet lokale, anon nga partia që është në pushtet dhe në këto kushte Partia Socialiste ka avantazh të lartë në raport me rivalët e saj. Sipas tij, Tirana e ka mbyllur historinë me Sali Berishën në vitin 2013 dhe qytetarët nuk i japin më votë atij. “PD edhe në gjendjen siç është sot, ka emra dhe do t’i ketë. Edhe në kohë krize i ka. Zgjedhjet lokale, shkojnë andaj nga janë zgjedhjet politike. PD, vetë Berisha, heziton për të shpallur një kandidat, sepse është në dilema edhe ai duke thënë: ok, janë ato votat aty, por a bashkohen në zgjedhje me Berishën ato partitë...