Policia zbardh vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Policia zbardh vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 51-vjeçarit V. Beqiri, e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se është arrestuar autori i ngjarjes. Grupi i hetimit ka mundur të dalë në përfundime të shpejta të ndihmuara nga celulari i viktimës dhe banorët e pallatit që kanë parë personat qe kanë hyrë e dalë nga shtëpia. Viktima punonte si kamarier me kohë të pjesëshme në një lokal. Në banesën e kushërirës,  që viktima e kishte nën ruajtje, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe ndonjë dozë lëndë narkotike. Në këto kushte ka ndodhur edhe sherri me një të ftuar që i mori atij jetën.