Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Denoncoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte. Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme. Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë edhe sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë. Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë janë disa dëshmitarë mes të cilëve Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu, Gazment Haxhia etj.