Leverkusen e shkarkoi si të paaftë, Ten Hag gati të rikthehet në detyrë te skuadra e Premier League

Leverkusen e shkarkoi si të paaftë, Ten Hag gati të rikthehet në detyrë te skuadra e Premier League

25 Shtator 2025 9:38 Telesport Duket se trajneri holandez Erik ten Hag, i shkarkuar disa javë më parë nga detyra nga skuadra e Bayer Leverkusen, nuk do të mbesë gjatë i papunë. Madje ai mund të rikthehet shumë shpejt në Premier League. Mediat britanike sqarojnë se skuadra e West Ham është gati të nisë bashkëpunimin me Ten Hag. Ai pritet të zërë vendin e Graham Potter, që qëndrimi i tij në detyrë te skuadra angleze është në rrezik. Gjithsesi, skuadra e West Ham po shqyrton disa mundësi e mes tyre është edhe Nuno Espirito Santo. Duket se San dhe Erik ten Hag janë në garë për pozicionin e “Hammers”. Trajneri holandez u shkarkua nga Leverkusen pas vetëm dy javësh kampionat.