Spiropali takohet me Rubion: Thellim i aleancës tonë strategjike në çdo dimension

Spiropali takohet me Rubion: Thellim i aleancës tonë strategjike në çdo dimension

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në New York të SHBA-ve të mbajtur një ditë më parë, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Në një postim në rrjetet sociale këtë të premte, Spiropali shprehet se aleanca strategjike mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në disa dimensione. “Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë“, shkruan Spiropali krahas disa fotove nga ky takim. Ministrja e Jashtme ndodhet në New York prej disa ditësh tashmë, ku krahas liderëve të tjerë botërore po merr pjesë...