Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Po e humbet Trump durimin? Analiza e DW: Kthesë ndaj Ukrainës
Kohët e fundit presidenti i SHBA-së fliste për lëshime territoriale nga ana e Ukrainës. Tani Trump deklaroi: Ukraina është e aftë, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territoret e saj. Sipas Donald Trump, Ukraina është e aftë, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territorin e saj shtetëror të pushtuar nga rusët. “Me kohë, durim dhe mbështetje financiare, veçanërisht nga NATO, kthimi në kufijtë origjinalë në momentin kur filloi lufta do të ishte një mundësi”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social. Me këtë, Trump ndryshon qëndrimin e tij. Në javët e fundit, në bisedimet për përfundimin e luftës, ai solli në lojë lëshimet e mundshme territoriale të Ukrainës, të cilat Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj i ka refuzuar gjithmonë. Rusia, përkundrazi, këmbënguli që Ukraina...