Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ministri i Jashtëm hungarez deklaroi se vendi i tij do vijojë të furnizohet me naftë ruse, Orban dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku në fokus të diskutimit ishte siguria energjetike në Europën Qendrore, mes çështjeve të tjera. Biseda vjen në një moment kur shqetësimet për furnizimin me energji në rajon janë rritur ndjeshëm. Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, pas një takimi me homologun rus Sergei Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, deklaroi se furnizimi energjetik i Hungarisë nuk mund të garantohet pa gazin natyror dhe naftën e importuar nga Rusia.