Zbardhet skema/ Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

Zbardhet skema/ Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer një skemë ku hakera të huaj mashtronin bizneset në Shqipëri dhe u merrnin shuma të konsiderueshme parash. Ndërkohë për një shtetas nigerian me iniciale S.N., që i mori 25 mijë euro një biznesmeni u kërkua dënimi me 10 vite burg për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’. Zbërthimi i mekanizmit: Organi i akuzës ka zbërthyer mekanizmin e kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri. Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasëorde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Më pas, ata...