Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mashtroi biznesmenin nga Tirana duke i marrë 25 mijë euro përmes emailit, Prokuroria kërkon 10 vite burg për nigerianin
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të të pandehurit, shtetasit nigerian S.N. për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/2 të Kodit Penal. Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës. Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili...